Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Elbasanit shtyn për në nëntor seancën për lirim nga burgu ndaj Safet Gjicit.
Sipas avokatit, Markeljan jançe, klienti i tij ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite.
Ai ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.
Avokati ka shtuar se gjendja shëndetësore e Gjicit është rënduar dhe në IEVP Lushnje ai nuk ka kushte mjekimi dhe i rrezikohet jeta.
Pas ndërprerjes së seancës, është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit dhe vendodhja e tij.
Gjyqtarja e çështjes Suela Lika kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë.
Gjithashtu gjyqtarja Lika kërkoi të sillen të gjitha kartelat mjekësorë të Gjicit që nga koha e paraburgimit.
