Zhvillohet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca e kërkesës për lirim nga burgu e Safet Gjicit

Mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia.

Kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika në orën 10.00.

Në kërkesë, Safet Gjici ka kërkuar lirimin me kusht duke e argumentuar se e ka përfunduar tashmë një pjesë të mirë të dënimit, ku përfshihet edhe koha e paraburgimit.

Safet Gjici, i cili u shtrua edhe në spital për shkak të problemeve shëndetësore, pa e nisur mirë detyrën për mandatin e tij, doli i përfshirë në një skandal seksual që tronditi mbarë opinionin.

Ai u arrestua dhe u vu nën akuzën e abuzimit me detyrën, akuzë që në fakt nuk u pranua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm e për pasojë atij bashkë me akuzën iu ndryshua edhe masa e dënimit nga njëra shkallë gjykimi në tjetrën.