Pasojat e motit të keq në Vlorë, bajpasi drejt Orikumit i pakalueshëm, bllokohet nga rrëshqitja e dherave

VLORË- Ndonëse dita e sotme ka nisur me diell dhe pa vranësira në qiell, Vloria akoma po përballet me pasojat e stuhisë dhe shirave të një dite më parë.

Sipas raportimeve, bajpasi që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes masive të dherave nga mali.

Disa nga lagjet e qytetit vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa dëmet e shkaktuara në biznese dhe jo vetëm llogariten të jenë të shumta.