Akuzohet për ‘mashtrim’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vuri në pranga shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.














