Del para gjyqtarëve ‘vrasësi i grave’, Dan Hutra

Seanca gjyqësore ndaj vrasësit serial të grave, Dan Hutra, është shtyrë.

Shkak është bërë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.

Nga kafazi prej xhami, Dan Hutra u është drejtuar mediave duke u thënë: ‘Mos gënjeni shumë. Nuk kam deshmuar ne SPAK se skam ça deshmoj por do te dal e vertete.
Do vijë edhe momenti juaj”, i ka thënë Dan Hutra gazetarëve.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Dan Hutra tentoi të arratisjen nga burgu i Fierit, por nuk ia doli.

Planin kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, përkatësisht Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, të akuzuar për vjedhje.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Në dhomën e Dan Hutrës mësohet se, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Kujtojmë se Hutra u arrestua vitin e kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë, ku ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.