Shmanget tragjedia në La Mansh/ Shqiptari ishte duke u mbytur me gomone për në Angli, vëllai telefonon në SHBA për ndihmë

i cili ishte nisur me gomone drej Anglisë, në një moment jeta e tij ishe në rrezik pasi gomonja po fundosej në La Mansh. Por një telefonatë e vëllait të tij “gabimisht” me policinë e SHBA-së i shpëtoi jetën.

Vëllai nga Shqipëria duke menduar se po kontaktonte me punonjësit e policisë në Dover të Anglisë, gabimisht ka marrë ata të SHBA-së duke u kërkuar ndihmë pasi gomonia ku ishte vëllai i tij po fundosej në La Mansh. konkretish ngjarja mësohet se ka ndoshur muajin e kaluar, 27 gusht.

“Telefonuesi kishte kryer një kërkim në internet për ‘Departamentin e Policisë së Doverit’ dhe rezultati i parë i kërkimit në ekran doli të ishte Departamenti i Policisë së Dover, Delaware. Ai mendoi se po telefononin Dover, Angli, por ishte i lidhur me agjencinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara. Pas kësaj telefonate brenda 4 minutash, agjencitë ndërkombëtare u njoftuan”,thanë zyrtarët e policisë në një njoftim për shtyp.

Më në fund, shqiptari arriti të kontaktonte me Rojën Bregdetare Franceze dhe vëllai i tij, bashkë më të tjerët në gomone, u shpëtuan.