Aksident në aksin Lushnjë-Tiranë, plagoset shoferi dhe dy fëmijët e mitur

TIRANË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, ku shoferi me inicialet K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.