Kukës- U mor penga në Francë në këmbim të shumës 24 mijë pound, është liruar mbrëmjen e së mërkurës (11 Shtator) 25-vje♪5ari nga Kukësi.
Burime nga pranë personave që kanë dijeni për ngjarjen, bënë me dije se ai ka kontaktuar me vëllanë e tij në Kukës, ndërsa autoritetet shqiptare presin komunikim zyrtar më Interpol Lyon në Francë, për të konfirmuar lirimin e tij.
Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi një ditë më parë 2 persona, që dyshohet se e ndihmuar të largohej ilegalisht nga Kukësi, fillimisht në kufirin e Kosovës dhe më tej në atë të Belgjikës, për të mbërritur në Francë si tranzit dhe me destinacion final Britaninë e Madhe.
Për shkak të pagesës që bëhet në këto raste, i riu ishte marrë peng në këmbim të pagesës 24 mijë paundve si detyrim, duke u njoftuar familja. Kjo e fundit bëri dje (11 Shtator) denoncimin publik dhe në Policinë e Kukësit, e cila kreu veprimet hetimore dhe arrestimet.
Hetimet janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe personave të përfshirë.
