Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi.
Ndaj drejtuesit të bashkisë dhe zëvendësit të tij, GJKKO me kërkesë të SPAK ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’, pasi i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë shkatërruar pyjet.
Sipas Prokurorisë së Posaçme ata kanë lejuar ndërtimin e një rruge pa marrë më parë lejen nga organet kompetente duke shkaktuar kështu edhe dëm natyror.
