BERAT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se siguria në shkolla mbetet një problem për çdo prind. Duke folur nga shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ në Berat, Rama theksoi se ka në plan një projekt monitorimi kundër bullizimit dhe kundër lënies së orëve të mësimit. Po ashtu ai theksoi se ky projekt mundëson monitorimin e sigurisë së rrugëve, së qyteteve, të hapësirave të mëdha publike.
“Siguria mbetet një problem, sepse normal që cdo prind kur nis fëmijën në shkollë qëndron me një farë meraku. Në një projekt që ne po e cojmë përpara dhe që do ta jetësojmë vitin e ardhshëm, ku ne do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve, së qyteteve, të hapësirave të mëdha publike është përfshirë edhe monitorimi i sigurisë në shkollë që do të shkojë deri në qelizë. Një monitorim që do ti japë mundësi fëmijëve dhe prindërve që të ndihen të qetë. Është një projekt sigurie kundër bullizmit, kundër kopjeve dhe kundër braktisjes së orëve të mësimit”, tha Rama.
