Drejtor i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza, ka dhë dorëheqjen nga posti.
Mësohet se Peza ia ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së tij Këshillit drejtues të RTSH-së.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor të vitit 2023.
Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.














