Gjyqi për vdekjen e një 21-vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.
Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.
Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.
Djaloshi shqiptar me zemër të artë, siç e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimagjinueshëm.
Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshme i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.
Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.
Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korrespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit
Sot Top Story solli ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.
Majlinda: Kemi ardhur në 1998, Denisi ishte dy vjeç. Denisi ishte një fëmijë…ishte gjithçka për mua, ishte forca, ishte drita e syve të mi. Ishte arsyeja pse jetoja, ikja e tij sikur..
Grida Duma: E morët veten kur fituat gjyqin dhe morët drejtësi. Ju fituat një gjyq të madh me 75 mln dollarë. Betejë që ti nuk u dorëzove nga dhimbja e jashtëzakonshme. Ishte në koleg, në një ditë të caktuar të thotë po iki të shoku për të studiuar dhe kërkon ilaçin aderol.
Majlinda: Atë ditë të premte fjeti në shtëpi dhe donte të na conte në airport. I fërkova shpinën e putha dhe i thash shihemi për ditëlindje, s’ke nevojë me na cu se ikim vetë. Fola gjithë fundjavën, të hënën tha jam tu ik te Paul. Ai ishte jo vetëm mik i Denisit, por e konsideroja djalë të dytë, shpenzonte kohë te ne. Në darkë më bëri përshtypje, nuk më tha ‘bye’, por më tha ‘I love you mom’. Ndjeva në gjë në atë moment, e parandjeva dhe në atë moment tha diçka tjetër. Thash shko flej, donte të ishte i pari i klasës. Po studioj gjysmën e natës tha dhe në mëngjes do çohem për provim. Prap më tha ‘I love you mom’. Këto ishin fjalët e fundit të tij. Të shikosh tre djemt që më kishin mbyt djalin, ishte e vështirë. Jetoj në një shtet ku ka ligh të fortë dhe duhet të fitoja me faktet.
Grida Duma: Ti e parandjeve që ishte një gjë ndryshe. Unë e di që nuk do doja kurrë ta sillja, por do të pyes, kush ta tha?
Majlinda: Ne ishim duke u kthyer në shtëpi të festonim ditëlindjen e tij. Po shkonim në airport, kishim lënë një person që kujdesej për shtëpinë dhe e thirra në atë moment. Policia ishte te dera. Kam dëgju atë që bërtiti. Ma dha telefonin flas me policinë, më tha djali nuk jeton më. Mu duk sikur gjithë bota mu përmbys. Sikur dikush më mori qenien time. Jam ulur dhe kam thënë burrit lajmin, edhe ky nuk e besonte. I thoja të lutem më zgjo nga gjumi, më thuaj që jam në ëndërr të keqe.
Grida Duma; Do ta kalojmë këtë moment të rëndë. Në fakt ti e more vesh në atë moment, ka kërkuar një aderol. Si ka ndodhur realisht, çfarë janë këto pilula që përdorin studentët. Si vijoi drejtësia
Majlina: Sipas evidencës, kam zgjedhur dhe kam shkuar në polici dhe kam marrë evidencën. Unë e njihja djalin tim, nuk përdorte drogë, as pije. Si mund të përdorësh drogë dhe kur ndodhi kjo ngjarje, pas dy ditësh ishim në shtëpi dhe vjen një shok në shtëpi dhe tregon një video. E kishin torturuar në një mënyrë që nuk ishte njerëzore, po qeshnin, po hidhnin ujë në fytyrë. I ka kërkuar kafe dhe i ka thënë a ke aderol se dua të përqendrohem. Nuk isha e informuar fare. Ky ilaç është i përshkruar nga një mjek, por studentët e pinin për testin një natë përpara. Paul i ka thënë nuk kam aderol dhe ky ka thirr personin tjetër, i ka thënë hajde se kërkon Denisi. Nikolas ka ardhur me pilula të tjera dhe thotë merre këtë se të ndihmon të studiosh. Kjo nuk është në video por këtë e ka deklaruar Paul. Në 11:17 Denisi kërkon efektet negative të kësaj pilule. Rreth një orë pasi e ka pirë. Historia nuk ka mbaruar aty, sipas mesazheve që i çojnë njëri tjetrin, Denisi ka vdekur nga ora 2:30 e natës. Në orën 3:00 Nikolas i çon mesazh, të lutem hajde si më le në këtë. Në orën 9:11 e kane thirrur policinë, e kanë ditur që kishte vdekur.
Grida Duma: Mund ta pyes Xhejm për videot që jepnin provat mes asaj që ndodhi mes djemve dhe Denisit.
James: Unë i informova për to nga një miqtë e Denisit. Janë shumë mizore, as në filma nuk i kam parë ato pamje. Mënyra sesi e trajtonin, sa në shqetësim ishte ai dhe ata vazhdonin. Ne shohim vetëm një pjesë të vogël por ai përkeqësohej, por ata nuk njoftuan urgjencën. Sjelle psikopatike. Nuk e lajmëruan ambulancën edhe kur e panë se ai ishte keq.
