Djegia e fabrikës së plastikës në Elbasan, policia shpall në kërkim administratorin

Policia shpall në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës në Elbasan e cila u shkrumbua dje gjatë një zjarri të papritur.

‘Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Kostandin Balukja, 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.