Bullgarët mashtrojnë shqiptaren në Santorini, i marrin 98 mijë euro

Greqi-Katër bullgarë janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare me origjinë shqiptare. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata i kanë marrë shqiptares në Santorini 98.500 euro.

Të premten e 30 gushtit, gruaja mori një telefonatë, pas të cilës ishte një djalë dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur. Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash.

Por pasi e kuptoi mashtrimin, 63-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe më pas autoritetet identifikuan autorët përmes kamerave të sigurisë. Po ashtu uniformat blu gjetën edhe shumën e parave që i kishin marrë shqiptares.