Dh*unoi babain dhe vëllain me grushta për pronën, arrestohet. Në pranga i riu që qëlloi me grusht xhaxhain e tij

Dhuna në familje mbetet e shprehur në Elbasan. motivet janë nga më të ndryshmet.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit në familje, ka goditur me grushte xhaxhanë e tij, shtetasin A. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Elbasan.