Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtmi, ka aksidentuar shtetasin Xh. R., 63 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 63-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













