Sherr në Palasë, 2 persona dhunojnë me sende të forta 42-vjeçarin

PALASË- Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në Palasë. Mësohet se 2 persona janë konflikuar me një 42-vjeçar për motive të dobta. 42-vjeçari është dhunuar me sende të forta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 autorët e ngjarjes, një 28-vjeçar dhe një 49-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.