Plagosi Lorenc Kostën për xhelozi, vetëdorëzohet në polici Erjon Goxhara

TIRANË- Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici pas 2 ditësh në kërkim. Mësohet se Goxhara është autorii plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. Goxhara është vetëdorëzuar në Polici rreth orës 17:00 ku ka dorëzuar gjithashtu dhe armën e shërbimit, me të cilën kreu plagosjen.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.