Kultivuesi i drogës qëllon ndaj policisë në Malësinë e Madhe

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua ditën e sotme në Repishtë të Shkodrës. Mësohet se një kultivues droge ka hapur zjarr ndaj policisë të cilët po shkonin për të asgjësuar një parcelë kanabisi.

Fatmirëisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.