Shembet pallati tek “Brryli”, pluhuri “mbyt” kryeqytetin

Në zonën e Brrylit në Tiranë, pranë Ministrisë së Jashtme, është shembur një pallat, një proces që ka shkaktuar shqetësim të madh jo vetëm për sigurinë e banorëve të zonës, por edhe për kalimtarët.

Kjo pasi një re e madhe pluhuri ka pushtuar zonën.

Në pamje shihen efektivët e policisë të cilët ndalojnë qarkullimin e automjeteve në zonën e Unazës.

Asnjë njoftim nuk kanë qytetarët për shembjen e pallatit dhe devijimin e rrugës.