‘O kafshë’! Motra e Egli Progës pret para Gjykatës vrasësit e vëllait

Motra e Egli Progës pas vdekjes së vëllait të saj dy ditë më parë, ka pritur me thirrjet “O Kafshë” sot para dyerve të Gjykatës së Korçës , Denis Meçen.

Mece është dhunuesi i dyshuar që solli vdekjen e vëllait të saj, Egli progës dy ditë më parë, i cili e ka goditur atë me sende të forta në një lokal në Pogradec.

Si shkak i plagëve të marra dhe frakturave të rënda, Proga ndërroi jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në Gjykatën e Korçës do të mbahet sot seanca ndaj Meces dhe 3 personave të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.