Makina përplas motorin në rrugën e Holtës në Gramsh. Drejtuesi niset me helikopter drejt Tiranës

Aksident në Gramsh. Makina përplas motorin, plagoset rëndë drejtuesi.

Ngjarja ndodhi në rrugën Gramsh-Holtë informuan burime ekskluzive për Elbasanion.

Një automjet u përplas me një motor, por pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja duke mos i dhënë asnjë ndihmë të aksidentuarit.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Gramshit nga banorë të rastësishëm.

Pasi mori ndihmën e parë në Gramshë, për shkak të gjendjes së rënduar, drejtuesi i motorit u nis me helikopter dret spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Elbasanion