Përkeqësohet situata me zjarrin në kodrat e fshatit Valas, marrin flakë ullishtet në Cërrik.
Zjarri shpërtheu paraditen e sotme në kodrat e fshatit Valas, por thatësira dhe era kanë favorizuar përhapjen e tij duke djegur drufrutorë, ullinj dhe vreshta.
Prej disa orësh zjarrfikëset janë duke luftuar me flakët.
Terreni i vështirë nuk i favorizon të jenë efikasë.
Zjarri aktuslisht ka përfshirë edhe disa ullishta në pjesën e Cërrikut.













