Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.
Janë numëruar 28 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi i deritanishëm i 28 kutive kryeson kandidati i PS, Vangjel Tavo me 3972 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 2257 vota. Diferenca mes dy kandidatëve kur janë duke u numëruar edhe 8 kutitë e fundit të votimi nga 36 në total, është 1715 vota në favor të socialistit Tavo.
Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.
Edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në Njësinë Administrative Lukovë po numërohet kutia e fundit, teksa Vangjel Tavo i PS kryeson me 1456 vota, ndërsa Petraq Gjikuria numëron 877 vota.
Në proces numërimi janë 8 kutitë e fundit të cilat i përkasin Njësisë Administrative Himarë, për t’u njohur më pas me fituesin e Bashkisë për të cilin banorët votuan këtë të diel të 4 gushtit.
Rezultati paraprak pas numërimit të 28 kutive:
Vangjel Tavo, 3972 vota
Petraq Gjikuria, 2257 vota
“Sot fitoi Himara, fituan himarjotet, dua të falënderoj të gjithë për duerimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të behet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë”, tha Tavo.
