Aksident në punë/ Bie nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi në Elbasan

Një aksident në punë ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan, ku një punonjës i një firme ndërtimi ka rënë nga lartësia.

Referuar njoftimit zyrtar nga Policia, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.