‘Rama tha mirë ja bënë maskarait’! ‘Rrëfimi i dytë’/ Arben Ahmetaj zbulon 2 raste kërcënimi

ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka zbuluar sot se ka marrë kërcënime disa herë në Zvicër gjatë kësaj kohë që jeton aty. Duke folur në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj ka zbuluar se persekutimi ndaj tij po ndodh për shkak të shënjestrimit nga kryeministri Rama dhe Altin Dumani, të cilin e quan shërbëtor të kryeministrit. Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se disa herë është përballur me kërcënime në Zvicër, ku persona shqipfolës e kanë ndjekur në banesë dhe në kafen që frekuenton.

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. Duke folur në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen.

“Si ka mundësi që asnjëri nga ata, që nga Ministri i Drejtësisë, që nga Fatmir Xhafa, nga Klotilda Bushka, nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani. Po iu besuan Ramës që tha dosje voluminoze, pse nuk lexuan dosjen. Ai u shpreh se mirë ja bën maskarait, Rama tha këtë. Kjo ka për të kaluar në nivel të ri,” tha Ahmetaj.

Pjesë nga Intervista:

Peka: Këtu do të flasim gjatë, por janë ditë të vështira. Mediat e Ramës, dhe konkretisht Report TV e Karlo Bolinos, është kujdesur që të fotografojë një banesë në Zvicër, ku në sytë e opinionit nuk jetoni ditë të vështira, por jetoni në luks. Si jeton Arben Ahmetaj?

Ahmetaj: Qesh. Edhe njëherë, me median, mediat e Edi Ramës, personale të tij, do të merrem më vonë në këtë intervistë. Unë i referohem situatës time të përditshme. Mund ta vizitosh shtëpinë time, je i lutur të kuptosh pseudo luksin. Jetojmë në një shtëpi në kushte normale, që më në fund kemi mundësi që sa herë më viziton nëna ime 83 vjeçe, apo prindërit e Eriolës, pak më të rinj, po kaq të vjetër, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të rrinë dhe të flenë. Ky është ndryshimi i pseudoluksit që kujdesen dhe arsyet pse kujdesen kaq shumë do ti themi më vonë në këtë intervistë, kujdesen e merren me mua në pafundësi. Është urdhër dhe zell.

Peka: Në gjykimin tuaj, ajo foto e publikuar ishte për të krijuar një perceptim që akuzat ndaj Ahmetajt qëndrojnë dhe po jeton në luks, apo ishte për të treguar vendndodhjen dhe ju e morët edhe si njëfarë kërcënimi.

Ahmetaj: Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time.

Peka: Jeni në alert. A ndjeheni i tërhequr, apo jeni njëlloj i motivuar për ti shkuar të drejtës tuaj, deri në fund. Po e them këtë sepse kjo është intervista e tretë, e dyta bashkë, dhe një intervistë deri diku e vjedhur nga kolegët e Report në RAI3, për të cilët do të ju pyes dhe më vonë, e cila ka krijuar jo pak turbullira në Tiranë, sidomos intervista e dytë.

Ahmetaj: Përsa i përket vendosmërisë dhe motivimit tim për të vazhduar betejën për të drejtën tim dhe për ti kthyer reston ligjore, të gjithë atyre që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, nuk ka kthim pas. Kjo nuk diskutohet. Kushdo që ka shkelur në mënyrë të paligjshme pragun e shtëpisë time, do të marrë resto të ligjshme deri në fund. Kjo nuk diskutohet. Unë jam i bindur në pafajësinë time. Unë e di çfarë kryqi duhet të mbaj në kurriz, por jo këto. Jo këto të sajuara nga Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama. Dhe si thotë Edi Rama, ankohen për PS. Nuk kam gjë unë me PS, unë PS e kam aty ku duhet ta kem. Me PS-në, atë krijesë të madhe unë jam rritur.