Një nga elementët që e bën të papërballueshëm koston e pushimeve në Shqipëri, është çmimi i lartë i shezlloneve.
Nga jugu në veri, ky çmim mbetet i lartë. Madje në jug janë thyer edhe rekorde me shezllone që kanë çmim deri në 200 apo 300 mijë lekë të vjetra në ditë.
Por ekziston një plazh në Shqipëri ku çmimi i shezllonit është 200 lekë.
Bëhet fjalë për plazhin e Darëzezës ku koha duket se ka ndalur 15 vite më parë.
Në këtë vend gjen zhezllonge vetëm për 200 lekë, por nëse nuk do, mund të vendosësh çadrën tënde pak më larg dhe bën plazh i qetë, në fakt ashtu siç duhej të ishte kudo në bregdetin shqiptar pasi deti është i të gjithëve.















