Nga burgu i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Dritan Dajti merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Mësohet se Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin ende në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i ai e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.

TIRANA- Dritan Dajti mori pjesë sot në ceremoninë mortore të nënës së tij. Bëhet me dije se dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar Dajtin në varrimin e nënës teksa ceremonia u krye në Tufinë.

Mësohet se Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin ende në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që i ai e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.