Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini ‘pa shënjestër’! Renditet e parafundit

Qitësja Manjola Konini është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar.

PARIS – Qitësja Manjola Konini është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar.

Sportistja e cila ishte me ftesë në “Paris 2024” nuk ia doli që të lërë shenjë, duke gabuar shënjestër dhe me totalin e pikëve 549, është shumë poshtë në renditje.

Sportistja kuqezi e gjen veten në vendin e 43-të, duke lënë pas vetëm greken Anna Korakaki e cila u tërhoq në dy provat e fundit nga gjashtë në total. Në këtë disiplinë të kualifikuara janë tetë sportistet e para, duke vijuar garën më tej në kërkim të medaljeve.

Manjola Konini do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht. Shqipëria do përfaqësohet sërish nesër në Lojërat Olimpike në orën 11:00 me notaren Kaltra Meça, në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë.