Gjykata shpall vendimin për dosjen “Tempulli”, zbardhen denimet për dhjetra të akuzuar në prodhim dhe shërndarje narkotikësh

Gjykata e Elbasanit ka mbyllur një gjyq maratonë ku janë marrë me dhjetra vendime për të arrestuarit e një viti më parë në operacionin e famshëm Tempulli ku do të mbahet mend autobuzi I famshëm me të arrestuar që u transportuan drejt Tiranës.
Mësohet se dëminemt variojnë dhe akuza kryesore është prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

NJOFTIM PЁR SHTYP i gjykates

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen e Nr. 393/5 Proc V. 2023, nё kuadёr tё “Operacionit Tempulli” tё kёrkesёs sё Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr tё akuzuarit pёr kryerjen e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot më datë 25.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika; Anëtarë: Gjyqtare znj. Aurora Alimadhi dhe Gjyqtar z. Gjergji Baçi, në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr.430 Vendimi të datës 25.07.2024:

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.G., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.G., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ll, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ll, fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.T., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.T., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 150.000 lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke caktuar përfundimisht dënimin me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lekë.
Gjoba e caktuar do të paguhet brënda 1 muaji nga dita që vendimi merr formë të prereë në një këst të vetëm.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal dhënien e një dënimi të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4( katër) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin F.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin G.B., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal në ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7(shattë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4(katër) vite e 8(tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Sh., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.Sh., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.GJ(S)., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin H.GJ(S)., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
14. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.N., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
15. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atrë përfundimisht me 4 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
16. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
17. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin M.K., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ‘’Moskallzim krimi’’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij më 1(një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim.
Urdhërohet heqja e masës së sigurimit personal ‘’Arrest në burg’’ dhe lirimi i menjëhershëm i tij nëse nuk mabhet i arrestuar për ndonjë shkak apo vepër tjetër penale.
18. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M.P për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal.
Urdhërohet heqja e masës së sigurimit ‘’Arrest në shtëpi’’ dhe lirimin e tij nëse nuk qëndron në banesë për ekzekutimin e ndonjë mase tjetër sigurimi.
19. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.I., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurën R.I., fillon nga dita e ndalimit të saj dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
20. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Ll., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Ll. fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.GJ., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Gj., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
23. Në zbatim të nenit 190/ 1 gërma ‘’b’’ lënda narkotike e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sipas procesverbaleve përkatëse, të asgjësohen. Në zbatim të nenit 190/1 gërma ‘’ç’’. Sendet e sekuestruara që i përkasin të pandehurve ti kthehen pronarit apo përdoruesit të ligjshëm. Armët e ftohta të sekuestruara të kalojnë në favor të shtetit.
24. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me ekzekutimin e këtij vendimi.
25. Shpenzimet proceduriale të kryera në hetim dhe ato të kryera në gjykim ti ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Shpërblimin për avokatët e caktuar kryesisht, parapaguhen nga buxheti gjyqësor.
26. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brënda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.