Trafikoi qindra njerëz me varka nga Franca në Angli, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar (EMRI)

Trafikoi qindra njerëz me varka nga Franca në Angli, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar (EMRI) Eglantin Doksani
Një 24 vjeçar me origjinë shqiptare është burgosur për gati dhjetë vjet për transportimin e emigrantëve nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Kanalit të Le Manshit

Një 24 vjeçar me origjinë shqiptare është burgosur për gati dhjetë vjet për transportimin e emigrantëve nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Kanalit të Le Manshit.

Sipas njoftimit të (NCA) Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar besojnë se Eglantin Doksani, mund të ketë qenë përgjegjës për transportimin e qindra njerëzve nëpër Kanal gjatë vitit 2022.

Hetuesit e identifikuan atë si një bashkëpunëtor të Hewa Rahimpur, një nga drejtuesit e një bande të përfshirë në lëvizjen e rreth 10,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar. Iraniani Rahimpur u arrestua nga NCA në lindje të Londrës në vitin 2022 dhe u ekstradua në Belgjikë për t’u përballur me gjyqin. Ai u dënua me 11 vjet burg tetorin e kaluar.