MALIQ- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Maliq, ku dy persona janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar seksualisht dhe kanë shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.
Rasti u zbulua pasi e mitura ka treguar nënës së saj për ngjarjen dhe kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici. Sipas dëshmisë së saj vajza i ka thënë se “do të mbytem” dhe më pas ka treguar se çfarë ka ndodhur. Ajo thotë se 26-vjeçari e kërcënonte të mos tregonte asgjë. Më tej tregon se ai e merrte çdo ditë me motor nga shkolla.
“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”, ka thënë nëna e të miturës.
