OSHEE Librazhd reagon për rastin e linjës elektrike: “E kemi riparuar defektin, për ndërhyrje të tjera duhet të aplikojë”

Përfaqësues të OSHEE Librazhd kanë kontaktuar redaksinë e elbasanion duke sqaruar shqetësimin e ngritur nëpërmjet portalit nga shtetasi
…..thekson se ankesa e shprehur nga banori Sherif Lloga nuk qëndron pasi ai defekt është riparuar para dy javësh. “Ne kemi ndërhyrë në rastin e qytetarit dhe kemi riparuar difektin. Kemi ngritur kabujt lart pavarësisht se nga shtylla e deri në shtëpi nuk është detyrimi ynë, por është individual. I kemi kërkuar atij që të bëjë procedurat përkatëse për kërkesën e tij për zhvendosjen e 2 matësave elektrikë nga objekti i tij, por nuk është ndjekur asnjë procedurë nga ata e tij. Ftojmë qytetarin të bëjë aplikimin dhe të bëhen ndërhyrjet e nevojshme në mënyrë që të kjo çështje të zgjidhet përfundimisht”