Zbardhen detaje nga pengmarrja e 17-vjeçarit, si e detyruan të përdorë fjalë fyese në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku policia njofton se dy 19-vjeçarë janë vënë në pranga pasi kishin marrë peng një të mitur dhe e kanë ngacmuar seksualisht. Sipas policisë, ata e kanë marrë 17-vjeçarin pa dëshirë dhe e kanë dërguar me makinë në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi.

Në pranga mësohet se kanë rënë Amarildo Gjoka, 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi, 19 vjeç. Policia thotë se 19-vjeçarët e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.