Çfarë ndodhi në Këshillin e Tiranës? Halit Valteri kallzon për dhunë Blushin

Ky i fundit pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.

Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.

Në anën tjetër, kreu i PL-së, akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulm ndaj Tedi Blushit.