Kabujt elektrikë të këputur e hedhur përtokë, banori në Librazhd: “Jemi të rrezikuar”

Sherif Lloga, banor i Librazhdit ka dërguar në redaksinë e Elbasanion një mesazh ku shpreh shqetësimin e krijuar për shkak të linjës elektrike. Kabuj të këputur e të hedhur përtokë rrezikojnë çdo ditë jetën e banorëve të zonës, ndërsa sipas tij prej një viti kanë lajmëruar e i janë drejtuar vazhdimisht drejtorit të OSHEE Librazhd, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Jam Sherif Lloga nga fshati Librazhd, Lagjja e Lushit. Kam mbi 1 vit që kam lajmëruar drejtorin e OSHEE Librazhd për gjendjen e linjës elektrike që është katastrofë, vdekjeprurëse dhe as ka marrë mundimin të vijë të shikojë gjendjen. Telat sic i shikoni të hedhur nëpër ferra. Do i marrin , do i shesin për skrap. Ia kam bërë të qartë çdo gjë. Jemi në rrezik, ju lutem!”