Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Ndërkohë që kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Gjithashtu në momentin kur ka rënë zjarri në banesë njerëzit nuk ndodheshin aty. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.
