Mjeti me dy vëllezërit shpërtheu në ecje, policia ende pa konkluzion për mekanizmin

Nje automjet shpertheu ne ecje ne Gramsh duke sjelle demtimin e dy vellezerve, mjeteve dhe duke shkaktuar panik ne qytetin e Gramshit, policia nuk ka ende nje konkluzion per arsyen e shperthimit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.