Mori një automjet me qira dhe e shiti, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim në Lushnje

Sipas njoftimit të policisë 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit e kishtë dënuar me burg për veprën penale “Mashtrimi”. I arrestuari gjatë periudhës shkurt-mars 2024 kishte marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i kishte kthyer më.

21 Korrik 2024, 11:40
Nga N.F

Mori një automjet me qira dhe e shiti, arrestohet 43-vjeçari i
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai përmes mashtrimit kishte shitur një automjet të marrë me qira.

Sipas njoftimit të policisë 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit e kishtë dënuar me burg për veprën penale “Mashtrimi”. I arrestuari gjatë periudhës shkurt-mars 2024 kishte marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i kishte kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një personi në fshatin Frakull e Madhe.