Aksident i shumëfishtë, përplasen 2 makina dëmtojnë 8 të tjera të parkuara. Shpëtojnë klientët e lokalit

LEZHË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e madhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve. Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.

Nga përlasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.