Vd*es papritur gjatë guidës turistike në Sazan 40-vjeçari ukrainas

VLORË- Humb jetën turisti ukrainas në Sazan. Mësohet se turisti 40-vjeçar P.I ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej me familjen në Sazan për guidë turistike.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.