Dhunuan gratë dhe fëmijët e mitur, arrestohen burrat në Peqin e Elbasan.
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 15 vjeç.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. E., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













