Momenti kur RENEA futet në banesën e të moshuarit të armatosur dhe e arreston

Pas afro dy orësh rezistencë Edmond Naska neutralizohet nga RENEA. Nga pamjet e siguruara nga Elbasanion duket se në momentin e ndërhyrjes nuk ka reaguar për të kundërshtuar efektivët e speciales.

Autori është me pranga në duar dhe po shoqërohet nga këta të fundit.

Janë thyer xhamat e ballkonit, që ekipi i speciales të hyj në brendësi për të ndaluar 71-vjeçarin.

Nuk raportohen probleme, aktualisht ai po shoqërohet në spital, për kontrolle, por nuk është i dëmtuar.