Policia e Elbasanit jep versionin zytar të vdekjes efektivit Edmond Brahimaj 62 vjeç dje në fshatin Mlizë.
Sipas policisë, Brahimaj ka qenë duke ndihmuar një banor të zonës për ndërrimin e gomës së një rimorkio ku ndodhej një depozitë uji e cila e ka zënë poshtë.
‘Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.
Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia e Elbasanit.













