Përhapja e flakëve është favorizuar shumë edhe për shkak të terrenit dhe të erës që fryn e cila mban aktive vatrat e zjarrit edhe gjatë natës.
DROPULL- Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarri në Dropull dhe Delvinë. Sipas raportimeve flakët rrezikojnë fshatin Terihat.
Përhapja e flakëve është favorizuar shumë edhe për shkak të terrenit dhe të erës që fryn e cila mban aktive vatrat e zjarrit edhe gjatë natës.
Për izolimin e flakëve janë përfshirë të gjitha strukturat, jo vetëm të shërbimit zjarrfikës të nivelit të bashkive, por edhe të bashkive të tjera që kanë ardhur në ndihmë, nga qarku i Vlorës, Fieri, e që janë bërë gati të nisen edhe nga Berati, edhe nga Tirana.
