Humb jetën një tjetër pushues në Vlorë.
Në Zvërnec një 83 vjeçar, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det.
Burri ka humbur jetën gjatë rrugëa për në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Një 70 vjeçar banues në Laprakë ka ndërruar jetë po sot në Durrës.
Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, informoi sot policia.
Po ashtu edhe në Zvërnec një 83 vjeçar, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det.













