Vazhdon denoncimi i dhunës në familje.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, 44-vjeçari, në momentin e shoqërimit në ambientet e Policisë, ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi shtetasin R. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
