Mëngjesin e sotëm, një makinë është shkrumbuar nga flakwt, teksa ishte në ecje në aksin Qafë-Thanë Pogradec.
Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se zjarri ra në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë.
Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, sqaron policia.
Një makinë tip Skoda është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër, në lagjen “30-Vjetori” në Berat.
Fillimisht është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që fillimisht bënë të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit të tij, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të makinës.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar tërësisht pjesa e përparme e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca policie, që po kryejnë edhe hetimet në lidhje me ngjarjen.













