Lame ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijua si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.
TIRANË- Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dhënë deklaratë për gazetarët.
Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK, sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, është mbi një dosje te Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve ne këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019, ku në pranga pak kohë më parë u vunë një ish-punonjës i ALUIZNI-T dhe një ish kryeplak.