Apeli i Posaçëm shpalli vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fred Beleri duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që e kishte dënuar me 2 vjet burg.
Beleri kërkoi pafajësi ose në rast të kundërt aplikimin e nenit 59 të kodit penal, që parashikon pezullimin e dënimit në burg dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me shërbim prove.
Vendimi u dha nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimiter Lara.
SPAK kërkoni lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë që e dënoi Belerin me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Ndërkohë Gjykata ka vendosur dënimin me 4 vjet shërbim prove për Pandeli Kokaveshin.
